Ndeshjen e djeshme shkëlqeu me fanellën e Milanit, me të cilët ka qenë një titullar përgjatë sezoneve të tij me kuqezinjtë. Por duket se e ardhmja për Hakan Çalhanoglu mund të jetë larg ekipit Italian. Forma e këtyre të fundit ka qenë e dobët këto vite dhe nuk po gjejnë dot rrugën për të shkuar në Champions League. Prandaj ambiciet e sulmuesit turk janë më të mëdha se thjesht një vend në Europa League, duke synuar kështu të luajë në kompeticionin më prestigjoz të klubeve, me apo pa fanellë ne “djajve“.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë menaxheri i lojtarit për “Tuttomercatoëeb”. Gordon Stipic thekson se Çalhanoglu është i lumtur te Milani dhe që mban mbi shpinë numrin 10, por dëshira për të luajtur në Champions është e madhe dhe nuk dëshiron ta fshehë.
“Të gjithë e dinë që kontrata e tij do të skadojë në 2021 dhe gjithashtu se gjithçka po fillon përsëri. Unë nuk kam biseduar me Milanin akoma (për rinovimin), Hakan dhe unë kemi ambicie të mëdha. Qëllimi i tij është të luajë në Ligën e Kampionëve, nuk dua fsheh këtë. Dhe sigurisht është ndër arsyet e këtij rikthimi në formë të mirë, të përqendruar dhe të motivuar.
Në fund të sezonit? Çfarë do të ndodhë nuk e di, është herët. Ne kemi ambiciet tona, natyrisht, dhe ato janë të luajë në Ligën e Kampionëve. Hakan është i lumtur në Milano. Ajo që unë di është që ai është krenar që vesh fanellën me numrin 10, ai ndjen besimin e të gjithëve në një klub kaq të lavdishëm dhe kjo është e rëndësishme. Natyrisht, megjithatë, ka edhe ambicie individuale”, ka thënë menaxheri i Hakan Çalhanoglu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/