U rikthye në Rusi pas dënimit nga UEFA, trajneri tregon si e pritën Dakun shokët e skuadrës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mirlind Daku është kthyer përsëri në radhët e Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar pati ballafaqimin e parë me shokët e skuadrës dhe me stafin teknik pas ngjarjes që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Kroaci.

Klubi rus reagoi për veprimin e Dakut, duke paralajmëruar për një dënim të mundshëm të tijin. Por trajneri Rashid Rakhimov-i ka treguar se pritja që iu bë Mirlind Dakut ishte krejtësisht normale.

“Daku sapo u kthye në vendndodhjen e ekipit. Djemtë e takuan atë dhe biseduan shumë mirë”, ka thënë Rashid Rakhimov-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/