U rekuperua në kohë rekord, Donaruma: Për këtë fanellë luaj edhe pa gisht

Italia mposhti 2-1 Hungarinë mbrëmjen e djeshme në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Nga minuta e parë ishte në fushë edhe Donaruma, i cili e rekuperoi veten shpejt pas atij dëmtimi në ndeshjen e fundit. Donaruma flet se për fanellën e Kombëtares së tij do të luante edhe pa gisht, duke treguar lidhjen e tij të ftë.

“Për këtë fanellë mund të luaj edhe pa gisht. Më duhet të falënderoj edhe stafin mjekësor, disa ditë më parë ishte e pamendueshme të luaja, por me ndihmën e tyre arrita të jem në fushë. Për mua kjo fanellë është e pabesueshme kështu që do të luaj me të vërtetë për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka deklaruar Xhanluixhi Donaruma./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *