Në emisionin e djeshëm të Big Brother Albania kishte një përplasje të nxehtë mes Antonelës me banoren tjetër, Big Mama. Antonela është shprehur se Big Mama e ka sharë në serbisht dhe kaq mjaftoi që të prekej plaga.
Big Mama reagoi ashpër dhe vendosi që të linte menjëherë shtëpinë. Këtë rast e ka ndjekur me vëmendje edhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka. Ky i fundit ka shpërndarë një reagim në rrjetet sociale ku duartroket Big Mamën për qëndrimin e saj. /Sport Ekspres/