“U përpoqa t’i dëgjoja tifozët kundër Polonisë, nuk m’u dukën shumë të zhurmshëm”, lojtari çek: T’i shënojmë dy gola Shqipërisë, nuk na hanë dot të gjallë

Jakub Brabeci i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp. Lojtari i Republikës Çeke beson te aftësitë e skuadrës së tij dhe nuk mendon se atmosfera në stadium do t’i thyejë ata. 31-vjeçari madje ka thënë se është munduar të dëgjojë tifozët shqiptarë në ndeshjen kundër Polonisë, por nuk iu duk një ambient jashtëzakonisht i zhurmshëm, pavarësisht se po fitonin 2-0. Strategjia e tij për duelin e 12 tetorit, është të donimohen minutat e para të takimit, duke zhbllokuar shpejt rezultatin.

“Sigurisht, ne gjithashtu e pamë ndeshjen e tyre kundër Polonisë. Nuk kishte shumë diferenca (në krahasim me ndeshjen ndaj çekëve). Besoj se mund ta dominojmë ndeshjen, edhe pse presim një atmosferë të stuhishme, nga e cila shqiptarët do të përpiqen të përfitojnë.

Në krahun tjetër, ne nuk kemi ndonjë ekip të dobët. Është e pamundur për ata që të na hanë të gjallë. Një ndeshje në transfertë nuk është kurrë e këndshme, por ne e dimë se për çfarë po luajmë. Besoj se nëse rrëmbejmë fillimin, mund të dominojmë. Duhet të jemi agresivë, të shënojmë një gol dhe idealisht të shënonim edhe të dytin, Më pas nuk do ta linim rezultatin të na rrëshqiste nga duart.

Kur pashë ndeshjen e tyre në shtëpi me Poloninëm u përpoqa të dëgjoja tifozët. Ata po udhëhiqnin 2-0, por nuk m’u duk se do të ishte jashtëzakonisht e zhurmshme atje. Jam mësuar me brohorimat nga përvoja në Greqi dhe Turqi? Pres diçka të ngjashme edhe në Shqipëri. Jam kureshtar nëse do të ndikojnë në mbërritjen tonë apo në ambientet përreth hotelit, ose nëse do të jetë (atmosferë) e pakëndshme në stadim”, ka deklaruar Jakub Brabec./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online