Merkato e janarit nuk ka nisur ende, por zërat kanë dalë sa i përket afrimeve që priten gjatë kësaj periudhe të transferimeve. Shumë është përfolur edhe për ardhjes e Eros Grezdës te Partizani, ekipi që po kryeson Superioren.
Megjithatë sipas burimeve të “Sport Ekspres”, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një dëshirë e avancuar e Partizanit për të rënë në kontakt me këtë futbollist. Pra shanset reale që Grezda të jetë pjesë e të kuqëve në janar janë zero. /Sport Ekspres/