U përfol konkflikti me Idrizin, mbrojtësi Sarris: Në Vlorë ka shumë njerëz që flasin greqisht!

Giorgos Sarris e mori vendimin për të firmosur te Flamurtari, por asgjë nuk po shkon si duhet. Ekipi vlonjat gjendet në vendin e fundit dhe sipas të gjitha gjasave, do të jetë shumë e vështirë që të largohet prej andej.

Pesha u bie edhe mbrojtësave për numrin e golave të pësuar. Në media është përfolur për një konflikt mes administratorit të Flamurtarit, Idrizi, me lojtarin grek Giorgos Sarris. Por ky i fundit i ka mohuar zërat duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë, Në një prononcim për “ABC News”, ka folur edhe për ambientimin e tij në Vlorë:

“Nuk ka qenë aspak e vështirë të përshtatem. Grekët dhe shqiptarët janë të ngjashëm dhe këtu në Vlorë ka shumë njerëz që flasin greqisht. Ndihem si në shtëpi këtu.

Konflikti me Idrizin? Të gjithë e dinë që ajo nuk është e vërtetë. Nuk e di kush e ka shkruar. Unë kurrë nuk kam folur me presidentin dhe kurrë nuk kemi pasur një takim. Është mirë që nëse dikush thotë diçka, të jetë i sigurt për atë që shkruan ose thotë. E gjitha ka të bëjë me respektin reciprok.

Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje është që kushdo mund të fitoje ndaj kujtdo. Diferencat mes ekipeve nuk janë shumë të mëdha”, ka thënë Sarris. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online