U ndëshkua me të kuq pasi mbaroi ndeshja, zbulohet çfarë i tha Morata arbitrit italian

Juventusi nuk ka marrë dot fitoren as kundër një kundërshtari të lehtë në letër si Benevento. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1 dhe ekipi i sapongjitur në Serie A ndal për herë të parë në histori bardhezinjtë. Por 6 minutat e fundit të shtesës kanë qenë të gjata për “zonjën e vjetër”, që ka kërkuar 2 penallit. Një në rastin e De Ligt dhe një tjetër në rastin e Alvaro Moratas.

Por arbitri Pasqua ishte i sigurt në vendimin e tij dhe e la lojën të vazhdonte, pa e drejtuar dorën nga pika e bardhë e 11 metrave. Morata nuk ishte dakort me verdiktin e gjyqtarit dhe pas vërshëllimës së trefishtë që sinjalizon përfundimin e takimit i thotë kryesorit të ndeshjes një frazë që i kushton kartonin e kuq.

Sipas “Sky Sport“, sulmuesi spanjoll i është drejtuar arbitrit me fjalët: “Ishte një penallti, e turpshme”. Vetëm kaq ka mjaftuar dhe Pasqua nuk e ka menduar dy herë të nxjerrë kartonin e kuq nga xhepi i tij për t’ja treguar lojtarit të Juvntusi, pavarësisht se ndeshja në atë moment kishte përfunduar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *