U mund nga Komo në javën e parë, Sarri i ashpër: Ishim mediokër, teknikisht katastrofë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lacio është mposhtur nga Komo në javën e parë të kampionatit italian. Bardhekaltrit janë mposhtur me shifrat 2-0, ndërsa përpos rezultatit, shqetësuese ishte edhe loja e tyre. Sarri ka kritikuar ashpër ekipin e tij. Ai ka deklaruar në konferencë për shtyp pas ndeshjes se ekipi i tij ishte mediokër në fushë.

“Shpresoj që kjo të ketë qenë thjesht një ditë e keqe, sepse në kjo është diferenca aktuale, atëherë është vërtetë problematike. Ne ishim midiokër dhe katastrofë nga një pikëpamje teknike. Gabimet teknike dhe vendimmarrja e dobët na dha këtë rezultat”, ka thënë Mauricio Sarri./Sport Ekspres/