U mposhtën me goleadë nga Milani, Lecce falenderon Rebic: Bëri një gjest të bukur

Milani ka marrë n jë fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, ku ka shkatërruar me goleadë skuadrën e Lecce-s. Takimi përfundoi me shifrat 1-4, ndërsa në listën e golashënuesëve ishte edhe kroati Rebic. Ky i fundit kapi në befasi falë një kundërsulmi kundërshtarët, duke shënuar të tretin në atë përballje. Por më tepër se goli ajo që tërhoqi vëmendje më të madhe ishte mënyra e festimit të tij.

Sulmuesi kroat ka shkuar dhe ka përqafuar mbledhësin e topave, një djalë i ri që më parë është aktivizuar edhe me moshat e Lecce-s. Pasi e pa të mërzitur, Rebic shkon dhe bën një gjest për t’u duartrokitur duke e përqafuar. Pikërisht kjo ka marrë edhe vlerësimin e skuadrës vendase që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter” përshëndesin veprimin e lojtarit të Milanit.

“Ai është 19 vjeç, jeton në provincën e Leçes dhe ka luajtur për pesë vite në Sektorin tonë të Rinisë, duke kultivuar ëndrrën për të bërë debutimin e tij në ekipin e parë me fanellën e verdhekuqe në një ndeshje zyrtare. Ëndrra u përkëdhel në një ndeshje miqësore me Cosenzan.

Në ndeshjen e djeshme me Milanin ai është caktuar të bëjë mbledhësin e topave. Rebic pasi shënon golin, e sheh të zemëruar dhe, duke bërë një gjest të bukur, e përqafon për ta freskuar”, shkruan klubi i Lecce-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *