“U mendua se ishte një lule që do të çelte, rezultoi një gjemb”! Media italiane shkruan për Kristjan Asllani, do të largohet nga Interi

Mediat italiane vazhdojnë që të shkruajnë artikuj për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar duhej të ishte zëvendësuesi i Calhangolu, por nuk rezultoi kështu. Trajneri Inzaghi nuk po i jep besim lojtarit të Shqipërisë.

Ajo performancë jo e mirë kundër Sociedad bëri që kritikat të shtoheshin karshi Asllanit. Media e njohur në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ka ardhur së fundmi me një artikull. “Kristjan Asllani nuk po e gjen dot kopështin e tij të vogël te Interi. Duhej të ishte një lule që të çelte pak nga pak, por është bërë një gjemb që u shtohet të tjerave”, shkruhet në median italiane.

Gjithashtu në vendin fqinj po raportohet se Interi po shikon në merkato për një tjetër zëvendësues të Calhanoglu, duke shtuar huazimin ose shitjen e mundshme të Asllanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online