“U lodha”! Trajneri i Holandës me ankesa pas fitores 7-0 kundër Gjibraltarit: Janë kundër futbollit ata

Holanda ka fituar në shifrat 7-0 kundër Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kundërshtari modest arriti ta mbante disi mirë ekipin e De Boer pasi pjesa e parë u mbyll vetëm në shifrat 1-0, pavarësisht se diferencat mes lojtarëve ishin të frikshme.

Sigurisht, në mënyrën e Gjibraltarit. Por në pjesën e dytë Holanda ishte e papërmbajtshme në portën e Gjibraltarit. E pavarësisht shifrave të thella, trajneri De Boer ka shumë ankesa. “Gjibraltari është kundër futbollit. Të gjithë lojtarët rrëzoheshin pas një prekje të vogël ndërsa i gjithë stoli i tyre ngrihej për t’u ankuar. Portieri donte një minutë që të gjuante topin. Unë jam lodhur. Jam shumë i lumtur që e lam pas këtë ndeshje”, tha trajneri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online