Emanuel Mensah arriti të shpallet kampion me Partizanin, por do të largohej në merkaton e verës. Shumë probleme me drejtuesit e kuq, sollën edhe këtë largim nga skuadra që arriti vitin e suksesit në Superiore.
Shumë enigma mbeteshin për të ardhmen e këtij lojtari, ndërsa nuk munguan edhe interesimet e klubeve elitare në Shqipëri. Por mesa duket Mensah e ka gjetur shtëpinë e re. Media “Ghanasoccernet” raporton se Mensah ka arritur marrëveshjen me ekipin sllovak të MFK Zemplin Michalovce. Nuk është hera e parë që një gjë e tillë do të ndodhë, pasi ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre. /Sport Ekspres/