Ansi Nika të hënën zyrtarizoi largimin nga skuadra e Laçit, ku aktivizohej prej 18 muajsh. Mesfushori shkodran ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të kurbinasve, duke kontribuar fillimisht në qëndrimin në Superiore, kurse sezonin e fundit për pjesëmarrjen në kupat e Evropës.
Tanimë mesfushori është i lirë dhe nga burime të “Sport Ekspres” bëhet e ditur se i ka mbërritur edhe oferta e parë. Përfaqësuesi i lojtarit po punon për të përmbyllur marrëveshjen me një klub norvegjez. Momentalisht nuk bëhet i ditur emri i klubit, por shumë shpejt do të mësohet nëse bëhet apo jo.
Nika është një lojtar me eksperiencë në Superiore dhe para se t’i bashkohej kurbinasve ka luajtur me Vllazninë, Teutën, Kukësin dhe Tiranën. Kulmin, mesfushori që në gusht bën 28 vjeç, e ka njohur me durrsakët.