U largua nga Kosova te Shqipëria! Babai i mbrojtësit të Kombëtares: U munguan të pengojnë, nuk e dinin se janë të dobët

Ardian Ismajli është duke kaluar një formë shumë të mirë me Spezian në Itali dhe ka fituar interesimin e disa ekipeve të njohura në Seria A. Një prej elementeve që e ka forcuar së tepërmi mbrojtjen e Kombëtares së Shqipërisë, teksa Ismajli zgjodhi kuqezinjtë pasi ishte kapiteni i Kosovës U-21.

Në momentin kur erdhi ky vendim ka pasur edhe një trazirë të madhe. Mediat i ushtruan një presion të jashtëzakonshëm Ismajlit, por dashamirës nuk janë treguar as persona në kampin e dardanëve, ku babai i Ardian Ismajlit ka treguar shpeshherë edhe disa detaje.

Këtë herë Ilmi Ismajli vjen me reagim duke shkruan se janë munduar që ta pengojnë Ardianin, por nuk e dinin se ishin të dobët përpara fuqisë së Zotit. Një mesazh që e ka të ditur destinacionin… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *