U largua nga Ballkani për arsye familjare, Nderim Nexhipi prezantohet si drejtor në ekipin e Turqisë

Nderim Nexhipi është larguar nga Ballkani pasi shkroi historinë me këtë skuadër në Kosovë duke fituar dy tituj kampion dhe duke arritur grupet e Conference League. Vetë klubi shqiptar doli me deklaratë ku u shpreh se ky largim ka ardhur për shkak të arsyeve familjare.

Ndërkohë Nexhipi është emëruar si drejtor i ri i Manisaspor. Kjo skuadër është pjesë e Ligës së Parë dhe kërkon që të ngjitet në elitë në sezonin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *