U largua në janar nga Kukësi, sulmuesi shqiptar i dhuron për herë të parë finalen Ballkanit

Ditën e sotme janë njohur edhe ekipet finaliste të Kupës së Kosovës. Prishtina dhe Ballkani do të jenë dy skuadrat që do të luftojnë ndaj njëra-tjetrës për të ngritur lart trofeun. Ekipi kryeqytetas i udhëhequr nga ish-mrojtësi i Kombëtares, Armend Dallku, ka mposhtur edhe në transfertë Drenicën me rezultatin 2-3, ndërsa ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat 3-0 për Prishtinën.

Ndërkohë në takimin tjetër ka qenë Ballkani i Munishit që ka prerë biletën për në finale, megjithëse të dyja takimet kanë përfunduar në barazim. Shifrat do të shënonin 1-1 pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, por do të ishte ai gol i shënuar nga sulmuesi Mirlind Daku që do të vendoste fatin e finalistit. Kështu futbollisti që la radhët e Kukësit në muajin janar rezulton vendimtar për Ballkanin dhe bën kështu që skuadra nga Suhareka të prekë për herë të parë finalen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *