“U largova nga Parma për të gjetur Serinë A”, Dermaku flet në Itali: Përballemi menjëherë me një ekip të madh si Interi

Kastriot Dermaku do të rikthehet ne Serinë A. Ëndrrën e lënë në përgjysmë me Parmën shtatlarti shqiptar e vazhdon me ekipin e Leçes. Këta të fundit siguruar biletën për në elitë pasi përfunduan të parët në Serinë B. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi i Kombëtares tregon se arsyeja përse zgjodhi Leçen ishte rikthimi në Serinë A.

“Isha larguar nga Parma me synimin për të gjetur Serinë A në fushë. E dija që Leçe ishte zgjedhja e duhur sepse ka një projekt të madh, jam i kënaqur me mënyrën se si po shkon. Tani duhet të punojmë, sepse për qëllimin e radhës do të jetë i vështirë. Do të jetë një kampionat i vështirë, po punojmë shumë në nivel atletik dhe kjo do të na japë një dorë. Do të përballemi menjëherë me një skuadër të madhe si Interi, por pak ndryshon sepse në fund do të duhet të përballemi me të gjithë. Jemi me fat që largohemi brenda mureve miqësore, me entuziazmin e tifozëve tanë për të shtyrë. Shpresojmë të jetë një ndeshje e mirë”, ka thënë Kastriot Dermaku, raporton “CalcioLecce.com”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *