Lista e përpiluar nga trajneri Silvinjo ka prodhuar një debat të gjerë në media, për shkak të lënies jashtë saj të Cikalleshit, Uzunit dhe Bares. Soko Balla ka treguar në emisionin “Real Story” një bisedë të kryer me njërin prej tyre, pa përmendur emrin. Balla zbulon se futbollisti në fjalë, përpos mërzisë, ka ndjerë edhe një lehtësim, pasi hoqi nga supet një përgjegjësi të një shkalle mjaft të madhe.
“Një nga këta tre futbollistët, nuk po ia them emrin, me të cilin fola dje më tha: ‘Përtej mërzisë së kuptueshme, jam i lehtësuar’. Sepse shkalla e përgjegjësisë ishte kaq e madhe, sa që në një farë mënyre e interpretoi pak me humor: “Sikur më ka bërë nder që nuk më mori”. Prandaj nuk po ia them emrin, sepse ishte bisedë private. E tha për të treguar se kaq e madhe është përgjegjësia që kanë mbi supe”, ka thënë Sokol Balla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/