Sllovenia është një prej skuadrave që siguroi kualifikimin në grupin C. Tre barazime mjaftuan për të marrë pikët e nevojshme për të kaluar më tej. Kalimi i grupit u vendos në përballjen me Anglinë, të cilën e barazuan mr rrjeta të paprekura. Ky sukses i jashtëzakonshëm ishte një motiv i dyfishtë për të festuar për Erik Janza-n, i cili pak ditë më parë kishte ditëlindjen.
“Pas ndeshjes kundër Anglisë, shtrova darkë me miqtë e mi. E telefonova Podolskin dhe e pyeta nëse mund të dërgonte 50 qebapë. Ai i dërgoi. Morëm edhe kos dhe pije, ishte shumë mirë. Qebapi i tij është i shkëlqyeshëm, e di nga kohët e vjetra, e kanë lavdëruar edhe shokët e skuadrës”, ka thënë Erij Jan?a./Sport Ekspres/
Thank you @Podolski10 for after match refuel ??? pic.twitter.com/fYRAxXHY79
— NZS | FA Slovenia (@nzs_si) June 25, 2024