U kthye në një ikonë të klubit, Demollari rrëfen si kaloi në Rumani: Një ish-student shqiptar takoi rastësisht trajnerin Luçesku, ai i kërkoi të më transferonin

Sulejman Demollari ka ndarë me Skënder Gegën disa nga momentet e tij më të rëndësishme në karrierë. I ftuar në “Soccer Talk Podcast”, ish-lojtari i njohur shqiptar ka rrëfyer ndër të tjera edhe mënyrën se si u transferua drejt Dinamos së Bukureshtit. Ai zbulon se kontakti i parë ishte një ish-student shqiptar që kishte ndjekur universitetin në Rumani. Ky i fundit ishte takuar rastësisht me trajnerin Luçesku, i cili sapo kishte mësuar kombësinë e ish-studentit, e pyet nëse ishte e mundur të sillnin Demollarin në Bukuresht.

“Në atë kohë, pas 1990 që patëm mundësinë të lëviznim edhe ne, isha lojtari i parë që largohesha me kontratë të rregullt. Vasil Toçi, një njeriu shumë futbolldashës, kishte shkuar si ish-student në Rumani. Ai në atë kohë kishte një moshë rreth të 60-ave, por kishte bërë universitetin në Rumani. Ruaj respektin edhe sot e kësaj dite. Ishte takuar me ata të Dinamos së Bukureshtit. Në atë kohë ishte Mirea Luçesku te Dinamo, një emër i madh i Rumanisë. I kishte thënë: ‘Profesor bëjmë një foto. Vij nga Shqipëria, jam një futbolldashësh’. Trajneri Mircea Luçesku kishte dëgjuar që ishte nga shqipëria dhe e pyeti: ‘A e njeh Demollarin? A është e mundur të na e sjellësh këtu’? Ky ishte kontakti”, ka rrëfyer Sulejman Demollari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online