“U kemi blerë të gjithëve disifektues”/Frika e Koronavirusit, ekipi anglez u ndalon shtrëngimin e duarve lojtarëve

Përhapja në Europë e Koronavirusit ka krijuar një frikë të madhe edhe te klubet sportive. Madje në Itali ndeshjet e fundit u luajtën pa tifozë. Madje edhe kur tifozët italian udhëtuan për në Francë apo Spanjë, u shtua një monitorim mbi përhapjen e virusit. Kjo bëri që edhe në vende të tjera të rritet vigjilenca.

Së fundmi në Angli klubi i West Ham ka marrë një vendim paksa të çuditshëm. “Ndalohet shtrëngimi i duarve me njeri-tjetrin”- ishte urdhëri i prerë i drejtuesve të klubeve. Madje këta të fundit u kanë blerë të gjithë lojtarëve disifektues për duart të cilin janë po sërish të detyruar ta përdorin kur janë në udhëtime apo dalje jashtë qytetit. Paniku gjithësesi mbetet i madh, e aq më tepër kur në Itali një pakujdesi e stafit mjekësor lejoi përhapjen e virusit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *