Vllaznia ishte në situatë aspak normale përpara ndeshjes me AEL Limasol. Shkodranët kaluan helmimin dhe thuajse gjysma e lojtarëve ishin të pafuqishëm pasi kishin diarre dhe të vjella. Nuk ishte kjo situata më e mirë para nisjes së ndeshjes për Brdariç, por fatmirësisht shkodranët mbajnë ende hapur garën për kualifikim.
Çfarë ka ndodhur saktësisht në Qipro? Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja ka treguar se gjysma e futbollistëve ishin me viroz, helmin dhe temperatura të larta. Gjithashtu është improvizuar spitali në kushtet e hotelit pasi nga COVID-19 ishte shumë e vështirë për të mbërritur në ambientet e posaçme për trajtim më të specializuar. /Sport Ekspres/