Ramen Cepele do të vendoste emrin e tij në historinë e Kombëtares Shqiptare. Vetëm 17 vjeç e 235 ditë kur do të dilte në fushën e lojës për të përfaqësuar vendin e tij. Një ndeshje miqësore po luhej ndaj Kosovës, megjithatë Vedat Muriqi ndodhej në formë të shkëlqyer.
Shumë analistë dolën kundër vendimin të Rejës, ndërsa në fund Cepele shkëlqeu me performancën e tij, për t’i lënë të gjithë pa fjalë. Asokohe lojtari ishte pjesë e moshave të Interit. Më pas do të shkonte te Hanoveri në Gjermani, pasi dihet që në Itali nuk ka shumë hapësirë për lojtarët nga akademitë.
Te Hanoveri ka pasur jo pak probleme për Cepelen që lidhen me fatin e keq, për shkak të dëmtimeve. Por tashmë futbollisti ka bërë një hap përpara pasi nga U-19 e Hanoverit ka shkuar në U-23, ekipin e dytë, duke shpresuar për ftesën e skuadrës së parë. Te Hanoveri U-23 janë larguar disa lojtarë dhe trajneri, ndërsa po riorganizohen duke marrë lojtarë nga grupmoshat më të vogla. /Sport Ekspres/