U habitët me Brojën? Chelsea ka tjetër qasje, firmos me vëllain e vogël të 18-vjeçarit Billy Gilmour

Chelsea ka vendosur ta projetojë të ardhmen te të rinjtë dhe këtë e ka treguar qartë edhe formacioni që Lampard ka hedhur në fushë përgjatë sezonit. Blutë e Londrës i kanë kushtuar vëmendje akademisë së tyre, që deri tani ka rezultuar frytdhënëse, duke sjellë cilësi në ekip pa qenë nevojë të shpenzohen shifra të mëdha të ardhurash. Një nga të rinjtë që debutoi ishte dhe sulmues shqiptar, Armando Broja, ndërsa një shpërthim pati edhe bashkëmoshatari i tij, Billy Gilmour, i cili që tani është vënë edhe në shënjestrën e skuadrave të tjera të njohura në Premier League..

E mesa duket futbolli është në gjakun e familjes Gilmour, teksa edhe vëllai i tij më i vogël ia ka dalë ti sigurojë vetes një vend te moshat e Chelseat. Megjithëse vetëm 14 vjeç, sipas asaj që raporton prestigjozja britanike “The Sun” klubi anglez ka vendosur të investojë te Harvey Gilmour, që aktualisht është pjesë e Kilmarnock në Skoci, me shpresën se në të ardhmen mund të ndjekë të njëjtat hapa që vëllai i tij më i madh ka hedhur te Chelsea./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online