“U gjetën të ardhura brenda futbollit”, Xhixho flet për të drejtat e transmetimit: Dyfishim i të ardhurave për çdo klub

Futbolli shqiptar këtë sezon ndërroi ekran. “Oversport” dhe “Tibo” kanë siguruar të drejtat e transmetimit për “Abissnet Superiore“-n, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën për 3 sezonet e ardhshme. Pano Xhixho zbulon në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se me këtë kontratë janë dyfishuar të ardhurat për klubet shqiptare.

“Ky kampionat prodhoi gati dyfishin e të ardhurave për klubet shqiptare. U gjetën të ardhura brenda futbollit, nëpërmjet kontratës për të drejtat sportive. Është dyfishim i të ardhurave për çdo klub. Po gjeneron tregu të ardhura për klubet.

Rivaliteti do të jetë prezent edhe këtë sezon. Skuadrat janë të etura. Skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë, janë interesante. Nuk kemi skuadra që mbyllen mbrapa, edhe të voglat luajnë futboll dhe për të marrë rezultat“, ka thënë Pano Xhixho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *