U dorëhoq pas humbjes së thellë nga Partizani, Dosti lartëson figurën e Gegës: E njoh mirë, nuk e lë luftën në mes

Dy vite më parë i fali titullin kampion, ndërsa një ditë më parë ishte po Partizani ai që i dhuroi mbrëmjen më të hidhur në karrierë Skënder Gegës. Ky i fundit dha dorëheqjen pas humbjes së thellë me shifrat 4-1, që dukej se nuk mund të kapërcehej lehtë për një trajner si Gega. I ftuar në studion e emisionit “Pressing“ në “ABC News“, një legjendë e “demave të kuq“, i ka dalë krahë tropojanit dhe lartëson figurën e tij. Edmond Dosti ka komentuar këtë largim të Gegës, për të cilin thekson se është një njeri që asnjëherë nuk e lë luftën në mes.

“Por ka shumë për tu parë. E njoh shumë mirë Skënderin dhe nuk është njeri që e lë luftën në mes. Ka diçka tjetër. Kukësi nuk është se humbi 4-1 me Partizanin dhe bëri ndeshje të keqe. Nuk është problemi i ekipit. Gega nuk e lë luftën. Kur e mendon ai se kaq ishte, dorëzon çelësat“, ka thënë Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online