“U djeg eliminimi, por nuk e kemi frikë Krajovën”, Gurishta: Adili ishte bërë shkodran, keqardhje që Partizani nuk i dha mundësi Markut

Erdenis Gurishta ka folur në një lidhje direkte nga grumbullimi në Austri me emisionin “Skaner” në “MCN TV”. Kapiteni i Vllaznisë është shprehur se skuadra ka kryer afrimet e nevojshme për të dubluar çdo pozicion. Mbrojtësi shkodran mirëpret rikthimin e Herald Markut, ndërsa shton se zëvendësimi i Adilit me Krymin nuk do të jetë i lehtë. Në fund Gurishta komenton edhe shortin e Ligës së Konferencës, ku shprehet se në kampin kuqeblu ishin të vetëdijshmën se do të kishin përballë një kundërshtar të fortë. Megjithatë futbollisti i Vllaznisë thekson se nuk i tremben Universitateas së Krajovës.

“Pas mbarimit të kampionatit, kemi fituar Kupën e Shqipërisë. Janë larguar shumë futbollistë pasi ishin pa kontrata. Ishte pak e vështirë për të gjetur lojtarët e duhur për të zëvendësuar ata lojtarë që u larguan. Por mendoj që ata lojtarë që janë afruar janë të duhurit. Është dubluar thuajse çdo pozicion. Nuk kemi nevojë për më tepër afrime. Presidenca dhe klubi e di më mirë këtë punë. Por mendoj që nuk kemi më nevvojë për afrime.

Më vjen shumë mirë që Heraldi u rikthye në Shkodër, në shtëpinë e tij. Atje ku ka fituar Kupën e Shqipërisë. Më vjen shumë keq që Partizani nuk i dha mundësinë për të treguar cilësitë e tij. Është një djalë shumë i mirë pikë së pari, pastaj një futbollist i mirë. Është pak e vështirë të gjejmë zëvendësuesin e Krymit dhe Adilit. Kishin vite aty dhe ishim mësuar me lojën e tyre. Adili ishte bërë thuajse shkodran. Për Krymin dihen aftësitë e tij. Por shpresoj që afrimet e reja të përshtaten shpejt. Dajan Shehi e njeh ambientin. Kemi marrë dhe një mbrojtës kroat. Nuk kam shumë njohuri për të, por thonë që është lojtar shumë i mirë.

Ne e dimin që kishim një short të fort, sepse ishim direkt në turin e dytë. Unë kisha një preferenë. Dinamo Tbilisin. Nuk e kemi frikë Kraiovën. E dimë që e ka eliminuar Laçi, por nuk është njësoj, ekipi ka ndryshuar. Ata do na marrim në seriozisht, sepse iu djeg ai eliminimi nga një ekip shqiptar. Por nuk i kemi frikë.”, është shprehur Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *