Ditë të vështira për Ukrainën, Rusinë, botën mbarë dhe për njerëzit më të afërt të Vladimir Putin. Situata i ka ikur nga duart edhe biznesmenit miliarder Roman Abramovich. Pas përjashtimit nga territori ku jetonte duke u quajtur si njeriu më i afërt i Vladimir Putin dhe që ndihmoi në fuqizimin e tij, tanimë Abramovich po kthehet në negociator paqe.
Këtë e ka treguar zëdhënesja e tij e cila shprehet: “Mund të konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për mbështetje në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë që atëherë. Duke marrë parasysh se çfarë është në rrezik, ne do të kërkojmë mirëkuptim se pse nuk kemi komentuar as situatën si të tillë dhe as përfshirjen e tij”, tha ajo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/