U dëmtua teksa po argëtohej në stërvitje, zbulohet për sa kohë Jurgen Celhaka do të ngelë jashtë fushës te Legia

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Informacion shqetësues erdhi nga kampi stërvitor i Legia Warszawa në Turqi. Juergen Celhaka ka pësuar një lëndim teksa po argëtohej me një top të madh gome.

Një lajm i keq ky teksa Celhaka po projektohet si titullar te Legia pas largimit të mesfushorit Slisz, te Atlanta United.

Gjatë një prej ushtrimeve stërvitore mesfushori shqiptar ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe Legia.net raportoi se diagnoza fillestare është 4-5 javë pushim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *