Zlatan Ibrahimovic la pas dëmtimin dhe u grumbullua për ndeshjen kundër Leces. Megjithatë, gjatë nxehjes, suedezi ndjeu sërish një shqetësim dhe nuk ishte në gjendje të futej në fushë. Sipas mediave italiane, Ibrahimovic do të kthehet pas një muaji.
Kjo do të thotë se sezoni i tij është mbyllur te Milani. Deri tani ai ka humbur 40% të ndeshjeve për shkak dëmtimi dhe tani mund të mendojë seriozisht tërheqjen nga futbolli. Pak muaj më parë suedezi deklaroi: “Kam frikë të heq dorë”. /Sport Ekspres/