Xhorxho Kielini ka bërë një intervitë të gjatë në “Instagram“ me aktoren dhe bashkëshorten e Kostakurtës, Martina Kolombari. Gjatë bisedimit të tyre kapiteni i Juventusit është kthyer pas në kohë për të folur për futbollin e atëhershëm. Sipas tij më parë kishte një tjetër perceptim dhe dashuri për ekipin. Ndërkohë zbulon gjithashtu se në fëmijëri ka qenë një tifoz i dashuruar me Milanin, megjithëse karrierën e tij e ka zhvilluar me një nga rivalët më të mëdhenj të kuqezinjve, Juventusin.
“Dashuria që ekziston nga një pronë e familjes ndjehet dhe është një vlerë e konsiderueshme e shtuar. Kur Interi i Moratti ose Milano i Berluskoni ishin atje, ekzistonte një perceptim tjetër. Bota po ndryshon dhe Italia po rregullohet, por për ne nostalgjikët kemi ndier një dashuri ndryshe për ekipin. Jo se sot ne punojmë keq. Ishte një futboll ndryshe. Mendoj për Interin e Moratti, të cilët ishin rivalë të hidhur, por kishte respekt. Unë kam qenë tifoz i Milanit. U dashurova në fillim të viteve ’90 dhe qendrova i dashuruar derisa arrita në Serie A. Ndërkohë vëllai im ishte me Juventusin dhe ne argëtoheshim me këtë pjesë, si babai im me nënën time që ishin milanistë. Nuk po ju them si e pritën kur firmosa në 2004 me Juventusin”, ka thënë ndër të tjera Kielini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/