U befasuat dje me rastin e Romës? Në Gjermani japin me VAR-in dhe penallti të padëgjuar

Të gjithë janë befasuar me penalltinë e dhënë në mbrëmjen e djeshme kundër Romës. Pikërisht ajo prekje e topit të Smalling me kokë është akorduar si 11-metërsh nga ana e gjyqtarit, që mendoi se mbrojtësi e kishte ndalur sferën me dorë.

Nga ana tjetër, një rast më i paprecedentë ka ndodhur në Gjermani, madje edhe me VAR-in. Bëhej fjalë për përballjen mes Holstein Kien dhe Bochumit. Në një aksion në minutën e 37, lojtari i Bochumit ka gabuar tërësisht me konkretizimin.

Gjuajtja e tij që ndodhej dhe po afrohej me zonën e rivalëve ka shkuar shumë larg portës. Kur të gjithë po ktheheshin në mbrojtje te miqtë dhe e quajtën një rast të humbur, vjen vendimi i çuditshëm i gjyqtarit. Ai ka akorduar penallti në favor të Bochumit, pasi një lojtar i Holstein Kien që ndodhej në nxehmje kishte kapur topin pa dalë nga fusha. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/RaulMunozMX/status/1187788065470844929