“U befasova që më lanë bosh te momenti i golit”, flet njeriu që i dha fitoren Partizanit: Këtë herë shijoi shumë

Partizani ia ka dalë që të fitojë në transfertë kundër Saburtalos në shifrat 0-1. Të kuqtë i falen golit të Tedi Carës që pas nisjes së pjesë së dytë shfrytëzoi asistin fantastik të Skukës duke dërguar topin në rrjetë. 45 minutat e dytë nisën me vonesë pasi do të binte energjia elektrike në stadium.

Sa i përket ndeshjes, vendasit po zotëronin lojën në pjesën e parë, megjithëse nuk ishin shumë të rrezikshëm. Ndërkohë Partizani kishte vetëm një moment të mirë me Skukën që iu afrua golit. Pasi Cara tundi rrjetën në fare pak sekonda nga nisja e së dytës, Saburtalo u shokua.

Shumë gabime te vendasit dhe Partizani fali shumë raste për të dyfishuar shifrat, me lojtarët që kërkonin të shënonin në mënyrë individuale. Skuka do të largohej për t’i lënë vendin afrimit të ri, Cvetanoski, pasi u ndëshkua me karton të verdhë.

Cvetanoski bëri gabimin e pafalshëm ku me rrezen e hapur të portës dhe fare pranë saj, bëri më të vështirën duke nxjerrë topin jashtë stadiumit. Në minutat shtesë ishte fati që mbajti fitoren e Partizanit. Mes vuajtjeve të mëdha, të kuqtë kanë shpëtuar në të paktën dy raste nga shpëtimi i golit falë fatit. Kështu nis edhe kjo aventurë e re në Europë me Mehmetin që ia del në provën e parë. Më poshtë gjeni intervistën e autorit të golit për “Oversport”:

Tedi Cara: “Kam shënuar edhe vjet në Europë me Partizanin, por këtë herë shijonte më shumë. Kundërshtari ishte më i fortë, edhe fizikisht pasi kishte nisur kampionati prej disa javësh atje. Momenti i golit? U befasova edhe unë sepse ata qëndronim me 5 mbrojtës, nuk e linin kurrë zonën bosh. U befasova që nuk kishte asnjë mbrojtës afër meje në atë moment, por mendjen e kisha vetëm të dërgoja topin në rrjetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *