U bë objekt tallje edhe nga djaloshi shqiptar i topave, portieri i Vardarit reagon: Deri kur kështu?

Shkëndija e Tetovës me në krye Ernest Gjokën, ka arritur të eliminoj rivalin e përjetshëm nga Kupa, Vardarin. Me rezultatin 1-0 u mbyll kjo ndeshje, ku si gjithmonë nuk mund të mungojnë përplasjet.

Madje me të njëjtin personazh, portierin e Vardarit, Gaçevskin. Tashmë tifozët shqiptarë ia kanë gjetur “telat” dhe mënyrën sesi ta provokojnë kundërshtarin, thjeshtë duke përmendur emrin “Despina”. Bëhet fjalë për gruan e lojtarit të Vardarit, që shpeshherë publikon foto provokuese, aqsa e përmendur kaq shumë nga tifozët kuqezinjë do të dilte me një reagim: “Kaq interesante ju dukem?”.

Por si objekt tallje e ka përdorur edhe një djalosh shqiptar që mblidhte topat Gaçevskin. Teksa ky i fundit kërkonte sferën me shpejtësi, vinin disa lëvizje “mashtruese” dhe nervat nuk u mbajtën më, madje duke kërkuar edhe një përplasje fizike me djaloshin. Aty kanë ndërhyrë menjëherë lojtarët e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i Gaçevskit: “Ky ishte një turp i madh për futbollin në Maqedoni. Njerëzit që udhëheqin futbollin duhet të vendosin se deri kur mund të vazhdojmë kështu”. Sirena alarmi këto të portierit maqedonas, ndërkohë që kreu i Federatës Maqedonase të Futbollit, është një tjetër shqiptar, Muhamed Sejdini. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online