“U bë kurban i papërgjegjshmërisë”! Në Kosovë bëhen pishman, kërkojnë kthimin e Gentian Mezanit

Trajneri vlonjat Gentjan Mezani u largua nga skuadra e Gjilanit, pak kohë pasi kishte shkruar historinë me këtë klub. Nën drejtimin e tij, ekipi arriti në Kupat e Europës dhe gjithashtu luftoi për vendin e parë në kampionat deri në fund.

Po siç gjithçkaje tjetër, edhe kësaj të mire i erdhi fundi. Pas humbjes së derbit ndaj Dritës me rezultatin 2-3 Mezani kërkoi dorëheqjen e cila u pranua nga klubi. Duke menduar se çdo gjë do të shkonte më mirë pa 41 vjeçarin nga Vlora, kryesia zgjodhi ta zëvendësonte. Që prej largimit të tij situata e Gjilanit ka shkuar mjaft keq, teksa janë eleminuar në Kupën e Kosovës nga Istogu dhe humbën në ndeshjen e fundit ndaj Llapit.

Tashmë të ndodhur në vendin e katërt dhe pa objektiva, tifogrupi “Skifterat” ka kërkuar rikhimin e Mezanit në krye të pankinës. Ata akuzojnë drejtuesit se e kanë përdorur trajnerin vlonjat vetëm për përfitime personale dhe penguan projektin e tij për të krijuar një skuadër fituese. Ndiqni komunikatën e ultrasëve “Skifterat”.

“President, po të shfrytzojnë

Rezultatet e profiterave, treguesi më i mirë i largimit të Mezanit!

Ish trajneri i cili po mundohej të bënte historinë me Gjilanin u bë kurban i papërgjegjsisë nga të gjithë ata që nuk kishin interes më shumë se një rrogë në klub! Kishte kohë që ia kishin kthyer shpinën, por vetëm mbështetja nga Kryetari i klubit dhe Kryesia e Skifterave ua cënonte kollpiten e gatuar për largimin e tij, për ta patur të mundshme pastaj përfitimin më të lehtë në kurriz të ngjyrave të klubit!

Menaxherët e klubit, shtabi teknik, në veçanti lojtarët deri te administrata bashk me disa tifozë autsajdera keni vu etiketa e gjithçka tjetër mbi Mezanin vetëm pse ishit larg profesionalizmit që mundohej të kultivonte dhe nuk ishit as të përafërt me punën që ai kërkonte!

Nuk ishte më i miri, por ishte në rrugë të mbarë edhe pse pritshmëritë tona nuk përmbusheshin!

Në fund, arritët të e bindni opinionin sportiv, përdorët studiot televizive dhe trumbetuat me njerëz të ndryshëm për ta bindur presidentin ta pranoj dorëheqjen e tij, për të filluar një kllikë të re me metoda të vjetra të manipulimit!

Sot, të gjithë jeni bartësit më meritor të turpit që po i ndodh klubit tonë, e nëse s’keni turp, bëni çfarë të doni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *