U arrestua për drogë ish-futbollisti austriak, avokati: Hakmarrje! Di shumë për trukime ndeshjesh

Një arrestim i bujshëm ka ndodhur në Austri, atje ku ka rënë në pranga ish-futbollisti Sanel Kuljic. Sipas asaj që do të raportonin njerëz të afërt të tij, ky i fundit është në gjendje të rënduar psikologjike, pasi babai i ndërroi jetë nga shkaqe që ende nuk u zbuluan.

Atje nisi edhe varësia e tij ndaj drogës. Më e rënda është fakti se në Austri po akuzohet për trafikim të drogës, por njëkohësisht njihet edhe si personi që ka folur për shumë trukime ndeshjesh që lidhen kryesisht me futbollin austriak.

Kjo është karta që po përdor edhe avokati i tij, Wolfgang Blaschitz, për ta nxjerrë nga kjo situatë e vështirë. Sipas avokatit bëhet fjalë për një hakmarrje nga vetë vendasit, rreth fjalëve të thëna më tepër nga një njeri, që ka një humor të lëkundur.

“Kuljic kishte vetëm 60 gram kokainë, sasi e vogël. Zakonisht merret një vendim që të mos shohësh televizor, jo të fusin në paraburgim. Por kjo është një hakmarrje që vjen nga “themeli”. Dikush do ta shohi keq Kuljic. Ai kishte qenë më herët në gjykatë rreth basteve dhe raportoi se dinte shumë manipulime që kishin ndodhur. Atëherë “Bundesliga” në vendin tonë, njoftoi edhe disa hapa që do të ndërrmerte”, u shpreh avokati i Kuljic. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online