“Tym i bardhë”! Në Itali zgjidhin të ardhmen e Hysajt, gazetari i njohur: Marrëveshja mbyllet gjatë javës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Elseid Hysaj duket se e ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Pavarësisht se menaxheri i tij, Mario Xhufredi, do i mohonte të gjitha zërat për një kalim të shkodranit në radhët e Lacios, mediat italiane e bëjnë fakt të kryer se fanella e re e mbrojtësit shqiptar do të ketë ngjyrat bardhekaltër.

Gazetari i njohur i specializuar për transferimet e lojtarëve, Alfredo Pedula, ka shpërndarë një postim në “Twitter”, ku shkruan: “Hysaj-Lacio. Tym i bardhë po vjen. Tashmë një takim gjatë javës për ta mbyllur”. Mbetet për tu parë nëse do të vijë ky finalizim, teksa më parë është përfolur për një kontratë 5-vjeçare mes palëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *