Federata turke ka emëruar trajnerin e ri të kombëtares turke që pason në këtë pozicion të shkarkuarin Mirçea Luçesku. Bëhet fjalë për teknikun 66-vjeçar Shenol Gynesh. Trajneri i njohur turk do të vihet në drejtimin e kombëtares turke më datë 1 qershor.
Shkak për këtë datë është kontrata që Gynesh ka me klubin e Beshiktashit, të cilin e trajnon prej tre sezonesh e gjysmë. Në mungesë të 66-vjeçarit, Turqia pritet të vendosë një trajner provizor që do ta drejtojë kombëtaren për ndeshjen kundër Shqipërisë më 22 mars.
![](https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/Shenol2.jpg)
Genosh e ka drejtuar dhe më parë kombëtaren turke, madje në epokën më të artë të saj, gjatë Botërorit “Japoni-Kore e Jugut 2002”, ku Turqia në mënyrë të pabesueshme mori medaljen e vendit të tretë.