Italia dhe Turqia kanë dalë përfundimisht nga gara për të siguruar një vend në grupet e Kupës së Botës. Të dyja Kombëtaret do të zhvillojnë mbrëmjen e nesërme një takim miqësor mes tyre, i cili do të zhvillohet në Konia në orën 20:45. Drejtësia e kësaj ndeshjeje do të jetë në duart e shqiptarëve.
Enea Jorgji do të jetë personi i cili do i fryjë bilbilit përgjatë 90 minutave. Ndihmësit e tij do të jenë anësorët Juxhin Xhaja dhe Ilir Tartaraj. Ndërkohë gjyqtari i katërt do të jetë Dojando Myftari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/