Turqi apo Poloni? Përcaktohet rruga e Dejvi Bregut, mësohet edhe emri i ekipit të ri

Dejvi Bregu e dha lamtumirën me Skënderbeun dhe është duke u përgatitur për ekipin e ri. Superiorja ishte plani B për këtë futbollist, që me kualitetet e mëdha, kërkonte me patjetër një aventurë jashtë Shqipërisë.

“Sport Ekspres” ka raportuar para disa ditësh se Turqia dhe Polonia ishin dy rrugët e vetme të Bregut, si destinacion për sezonin e ardhshëm. Tashmë është përcaktuar më qartësisht e ardhmja. “Supersport” shkruan se lojtari që është produkt i Superiores do të shkojë në Poloni.

Bëhet fjalë për skuadrën e Zaglebie Lubin që luan në elitën e Polonisë dhe në sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11. Trajneri Sevela ka shfaqur interes për 24-vjeçarin dhe marrëveshja është thuajse e mbyllur, por mbeten edhe pak ditë për të dhënë zyrtarizimin përfundimtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *