Turpi në Itali/ Shtirja e madhe e Dibalës, arbitri i jep karton lojtarit të Leçes se po ulërinte “La Joya”

Shtirjet në futboll dhe dëshira e lojtarëve për të marrë një penallti apo për të shënuar në mënyrë jo shumë të rregullt, kanë ekzistuar gjithmonë. Por caqet janë me limite dhe rasti i Dibalës sot ndaj Leçes ishte vërtet i tepruar duke aktruar vetëm për një faull.

Sulmuesi argjentinas ka tentuar të driblojë kundërshtarin dhe kur e ka parë se kjo nuk ishte e mundur, është rrëzuar vetë dhe ka nisur ulërimat. Duke u shtirur se kishte një kontakt, arbitri që nuk pa asgjë në atë rast, jo vetëm që ka dhënë goditjen e dënimit, por ndëshkoi edhe me karton të verdhë Rosetinin.

Më pas në pamjet e përsëritura duket qartësisht se Dibala nuk ka marrë asnjë kontakt të vetëm nga Rosetini, por ishte një shtirje që lojtari i njohur ndryshe edhe me emërtimi “La Joya” duhej ta kishte evituar. Pjesa e parë është mbyllur në rezultatin 0-0, ndërsa episodi i sipërpërmendur po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/RobertoCR82/status/1188083680754974721