Milani është mposhtur sot nga Parma me shifrat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Fonseka është shfaqur i trishtuar përpara gazetarëve, teksa ka thënë se ky rezultat ishte një turp i madh për tifozët. Sipas tij, Milani ka probleme në mbrojtje.
“Është një turp i madh për tifozët, të cilët ishin të shumtë. Ata meritonin një qasje tjetër nga skuadra. Unë gjithmonë marr përgjegjësi të plotë. Jam përgjegjës. Mendoj se gabuam në prapavijë, kolektivisht, individualisht dhe në qendrimin tonë. Nuk mund të lejojmë një skuadër si Parma që të ketë kaq shumë raste dhe nuk mund të lejojmë që të pësojmë kaq herët, që me rastin e parë të ndeshjes. Mendoj që me siguri kemi probleme në mbrojtje. Ekipi po krijon shumë përpara, kishim shumë shanse. Problemi është te mbrojtje”, ka deklaruar Paulo Fonseka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/