“Turp i madh”! Legjenda e Anglisë kritikon lojtarët pas Shqipërisë: Poston ndonjëri vetë?

Legjenda e Anglisë, Gary Neville, ka kritikuar lojtarët e Kombëtares pas fitores së arritur ndaj Shqipërisë. Mesazhet e tyre që janë shpërndarë në rrjetet sociale ishin identike dhe “copy-paste” nga njëra-tjetra. Për këtë arsye Neville ka kërkuar që vetë futbollistët të shkruajnë në rrjetet sociale dhe të lënë ndjesinë e tyre pas ndeshjes së zhvilluar. “Turp i madh, poston ndonjëri vetë?”, është pyetja e ngritur nga legjenda e Anglisë.

Mund të duket si detaj i parëndësishëm, por kjo çështje është ngritur së fundmi në Angli. Pasi Dinamo e Zagrebit do të eliminonte papritur Totenhemin nga “Europa League”, në profilin zyrtar të Joe Hart do të shkruhej: “Punë e mbyllur”. Pra portieri i Totenhemit e cilësonte si punë të mbyllur eliminimin e ekipit anglez. Më pas Joe Hart është detyruar që të kërkojë ndjesë përpara tifozëve duke u shprehur se profili i tij menaxhohet nga disa persona të tjerë që kishin gabuar pas ndeshjes.

“Po lexoja disa nga reagimet e lojtarëve të Anglisë dje. A ka ndonjë nga lojtarët që poston vetë? Nuk duket shumë autentike. Është vërtet turp i madh që futbollistët nuk e menaxhojnë vetë profilin e tyre për të komunikuar me tifozët dhe median”, shkruan Neville. Ndërkohë më poshtë gjeni edhe reagimet e disa prej lojtarëve të Anglisë. /Sport Ekspres/

Harry Maguire: “Dy fitore nga dy ndeshje. Të fokusuar te e mërkura”.

Phil Foden: “Dy nga dy. Nuk mund të presim për të mërkurën”.

Jesse Lingard: “Puna u mbyll. Tani le të shohim për të mërkurën”.

Mount: “Puna u mbyll, shikojmë përpara për të mërkurën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online