Turneu UEFA Development U-16/ Shqipëria e Agustin Kolës shkëlqen në nisje, mund me goleadë Malin e Zi

Shqipëria U-16 e femrave e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer turneun “UEFA Development U-16”, pasi ka triumfuar ndaj Malit të Zi U-16 në ndeshjen hapëse me rezultatin e thellë 5-2. Një sukses mëse i merituar për skuadrën e drejtuar nga tekniku Agustin Kola që tregoi dinjitet dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e luajtur ditën e sotme në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Kombëtarja shqiptare U-16 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amelja Mone, Laura Bari, Klevisa Ndoci, Amelia Reshiti, Rosela Vasa, Bora Bushati, Xhejsana Disha, Klesta Ago, Era Methoxha, Xhesika Ndoj, Erika Nushi.

Vajzat kuqezi e nisën mjaft mirë ndeshjen, teksa gjetën golin e epërsisë që në minutën e 25-të me Bora Bushatin, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Klesta Ago realizoi golin e dytë të ndeshjes, me skuadrën e Agustin Kolës që i drejtohet dhomave të ndeshjes me avantazhin e dyfishtë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, malazezet ngushtojnë rezultatin, por kundërpërgjigjja nga skuadra shqiptare nuk do të vononte me Erika Nushin që realizon golin e tretë për Shqipërinë në minutën e 62-të. Një minutë më vonë, Amelia Reshiti thelloi edhe më tepër rezultatin, në 4-1 për vajzat kuqezi. Kundërshtaret shënuan edhe golin e dytë, por që nuk ndikoi në rezultat, teksa në minutën e 85-të Bushati vulosi rezultatin e sfidës, duke shënuar edhe golin e dytë personal dhe të pestin për skuadrën shqiptare.

Kjo ishte ndeshja e parë e turneut “UEFA Development U-16” për femra, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 3 maj deri më 8 maj. Përveç Shqipërisë U-16 për femra në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Malit të Zi, Kosovës e Kazakistanit dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 5 maj, me Shqipëri – Kosovën që zhvillohet në orën 10:30 dhe Mal i Zi – Kazakistan në orën 13:30. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 8 maj, me Shqipëri – Kazakistan në orën 10:00 dhe Kosovë – Mal i Zi në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online