Tirana do të përballet ndaj Dudelanges në turin e parë të Champions League. Fati i ka buzëqeshur shumë bardhebluve në short, teksa si kundërshtarë të mundshëm kishte katër rivalë të tjerë që ishin “të pamundur” në letër.
Ndërkohë ditën e nesërme do të hidhet edhe shorti për turin e dytë të Champions League, me kampionët e Superiores që do të mësojnë emrin e kundërshtarit tjetër nëse kalojnë Dudelangen. Bëhet fjalë për Olimpiakosin që është i vetmi ekip për t’u evituar me çdo kusht.
Sa i përket tre rivalëve të tjerë të mundshëm, janë disi më të kapërcyeshëm. Tirana mund të përballet me fituesin e Ludogorest Razgrad-Sutjeska, Zrinjski-Sherif Tiraspol, Pynuk-Kluj. /Sport Ekspres/