Mariglen Miraka
Dje pasdite, ekipi i Turbinës i ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për transfertën e sotme në Berat me Tomorin. “Të verdhët” e trajnerit Bardhi do të synojnë një rezultat pozitiv ndaj Tomorit. Jo vetëm kaq, por cërrikasit do të kërkojnë ta nisin mbarë vitin 2018-të. Transferta ndaj beratasve cilësohet si një përballje e vështirë për skuadrën e Turbinës. Kjo e fundit ka bërë një merkato shumë të mirë, duke afruar disa lojtarë me përvojë dhe një barazim do të kënaqte teknikun Bardhi, ndërsa fitorja do ta bënte me “krahë” trajnerin e Turbinës.
Formacioni i mundshëm: Hasanbelli, Bajrami, Peqini, Gërxho, Ferhati, Taulla, Roshi, Bakiu, Toktash, Sallaku, Çota. Trajner: S. Bardhi.