Tomori e rinis nga Mitraj

0

Edi Spahiu

Me seancën e fundit stërvitore që zhvilluan mesditën e djeshme, beratasit i kanë mbyllur të gjitha përgatitjet e tyre për takimin e sotëm ndaj Turbinës. Falë punës mjaft të mirë që kanë zhvilluar së bashku, stafi teknik me futbollistët, të gjithë janë shprehur shumë të sigurtë, se sot të besuarit e teknikut Gersi Arbri do të japin maksimumin për fitoren. Besimin e madh që ka shprehur së fundi tifozëria vendase, e cila krahas mbështetjes së fortë që do t’i japë skuadrës së tyre “të zemrës” nga shkallët e stadiumit, i ka kërkuar skuadrës, dhe pret prej saj, vetëm fitoren. Interesimi është i fokusuar midis të tjerash edhe tek reparti i sulmit dhe në mënyrë të veçantë tek rikthimi në skuadër i sulmuesit të njohur dhe me eksperiencë Aldo Mitraj, i cili së bashku me të riun e talentuar Redi Buba do të provojnë aftësive të tyre shënuese përballë Turbinës. Tifozëria vendase është e nevrikosur për largimin e sulmuesit Onuh, por nga klubi garantojnë se skuadra nuk do ta vuajë aspak këtë largim.

Për takimin e sotëm, Aldo Mitraj ka folur për “Sport Ekspres”, duke zbuluar objektivin e Tomorit dhe një dëshirë të tijën personale. “Më vjen mirë që rikthimi im te Tomori pas pesë sezoneve e gjysmë, më ritakon me skuadrën dhe sportdashësit e saj mjaft entuziastë dhe shumë pasionantë. Dhe duke qenë se unë jam një njohje e vjetër në Berat, miqtë e mi, më shumë se sa t’i falënderoj për mikpritjen, dua të shpreh të gjithë gatishmërinë time për të dhënë maksimumin tek skuadra beratase. Sot ndaj Turbinës, objektivi është vetëm një, fitorja. Do të përpiqem me të gjitha mundësitë e mia, jo vetëm të kontribuoj për fitoren, por pse jo dhe të shënoj një gol për t’ia dedikuar tifozërisë së mrekullueshme të Tomorit”, ka përfunduar sulmuesi i njohur Aldo Mitraj.  

Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Bitri, Paja, Caco, Daci, Koleci, Sharavolli, Mirani, Kopace, Buba, Mitraj. Trajner: G. Arbëri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.