Rei Manaj ka arritur të zhbllokojë takimin në përballjen mes Alcorcon dhe Albacetes. Një ndeshje që po luhet në transfertë për ekipin e sulmuesit shqiptar, por që avantazhi do të vinte prej tij. Në minutën e 67 të takimit do të vinte edhe realizimi nga pika e bardhë e penalltisë. Një penallti e dhënë me VAR pasi lojtari i Alcorcon kishte prekur topin me dorë në zonë.
Atje Manaj nuk do të gabonte, për të nisur festën pak ditë para grumbullimit me Kombëtaren. Një ndjenjë lehtësie që i jep më tepër motivim këtij futbollisti përpara dy ndeshjeve të rëndësishme që ka Shqipëria për përballjet e tetorit. /Sport Ekspres/