Tulipanët e bukur çelin kur askush se priste, me Irlandën e Veriut luhet vetëm 15 minuta

Një ndeshje dramatike dhe emocione të jashtëzakonshme ishte ajo mes Holandës dhe Irlandës së Veriut, sidomos nëse flasim për 15 minutat e fundit. Në fakt atje u vendos edhe gjithë takimi, pasi u shënuan 4 gola.

Miqtë arritën të kalonin në avantazh, pas “dehjes” së Blind dhe gabimeve të pafalshme në një rast ku largimi i topit ishte shumë elementar. Por “tulipanët” e bukur çelën atëherë kur askush nuk e priste. Vetëm pesë minuta më vonë, në të 80-ën, do të ishte Depay që do të gjente barazimin.

Edhe një pikë do të ishte festë për Irlandën e Veriut, pasi e mbante në vendin e parë si kryesuese. Megjithatë De Jong në minutën e 91 dhe Depay në të 94, bën që Holanda të dilte më një fitore të pastër 3-1. Pas kësaj përballje, këto dy Kombëtare dhe së bashku me Gjermaninë ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 12 të tilla. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online